Partia Demokratike ka festuar 26-vjetorin e krijimit të saj. Kryetari Lulzim Basha ka dhënë një mesazh të rëndësishëm: të zgjedhurit e PD-së do të votohen sipas formulës “një anëtar, një votë”

“Ne do të shkurtojmë kohëzgjatjen e mandatit të kryetarit dhe drejtuesve në dy vite. Në këtë mënyrë, çdokush që ka një vizion do të mund të konkurrojë që vizioni i tij të bëhet vizioni i partisë. Vendimet e rëndësishme do t’i besohen anëtarëve, duke e lidhur fatin politik dhe karrierën politike të çdokujt me anëtarët e PD-së dhe jo vetëm me kryetarin. Të gjithë kandidatët që konkurrojnë për funksione publike, përfshirë kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë, do të përzgjidhen me “një anëtar, një votë”, deklaroi Basha.

Sfida e Partisë Demokratike, tha Basha, është kthimi i besimit të qytetarëve tek politka. Teksa premton transformim total të Partisë Demokratike, Basha synon transformim e të gjithë politikës shqiptare.

Në këtë event të rëndësishëm të Partisë Demokratike mori pjesë ish-lideri i saj, Sali Berisha, të zgjdhur të PD-së, por dhe qyetarë të thjeshtë e simpatizantë të kësaj partie. Në ambientet e brendshme të saj ishte hapur një ekspozitë me foto nga momentet e e para të krijimit të Partisë Demokratike, foto nga greva e urisë në vitet ‘90 si dhe është transmetuar një film mbi anijen e parë me shqiptarë që largoheshin nga atdheu drejt Italisë në vitet ’90.

Disa orë më pas, kreu i PD, Basha u ka ribërë sërish thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e PD, përmes një statusi në “Facebook”.

“Ju kërkoj të gjithëve të bëheni nxitës dhe mbështetës të ndryshimit, nga i cili do të përfitojë e gjithë Shqipëria. Një Parti Demokratike e hapur dhe e lirë është e mira e gjithë shqiptarëve”, shkruan Basha në “Facebook”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel