Kur dashuria triumfon mbi Kanunin

11/12/2016 00:00

Bernardeta është një vajze 22-vjeçare e cila kërkoi nga stafi i “Dua të të bëj të lumtur” t’i dërgonte një video në të cilën i kërkonte të pranonte lidhjen e saj. Ajo mendojë edhe për të bërë të lumtur dashurinë e jetës së saj.

Bernardeta do që t’i bëjë surprizë Adit botimin e poezive të tij dhe do që prindërit e saj të pranojnë dashurinë e tyre. Dëshira e tij më e madhe është t’i botojë këto poezi, por nuk kanë mundësi dhe prandaj ajo do që ta bëj atë të lumtur duke i botuar librin.

Ai e ka gjithçka gati, ndarjen e kapitujve, kopertinën e librit dhe titullin “Bukuri mes gjembash”. Librat janë një nga gjërat më të rëndësishme për ta dhe një pasion i të dyve. Ajo kujton se çdo muaj i dhuron një libër. Kanë në bibliotekën e tyre 300 libra, por për ta janë shumë pak. Kanë në plan që t’i blejnë librat e Kadaresë pasi është autori i tyre i preferuar.

Bernedeta e ka njohur Adin në klasë të 5-të pasi mamaja e tij ka qenë mësuesja e saj e frëngjishtes. Deri në vitin e 2-të të gjimnazit nuk e kishte e takuar më dhe nuk kishin folur. Një ditë flasin në Facebook dhe Adi i kërkon të takohen dhe ajo e takon te “Déjà vu” dhe ai i thotë se i duket si “déjà vu”, sikur e ka parë diku më parë dhe kur ajo shkon aty i dhuron lule.

Pasi Berni lë punën, ata takohen tek Liceu dhe gjithë kohën kanë folur me njëri-tjetrin. Aty filloi edhe lidhja e tyre. Ajo e donte sikur e kishte dashur dikur. Ata vazhdojnë lidhjen të lumtur 3-4 muajt e parë, por më vonë zbulojnë se gjyshet e tyre kishin një lidhje gjaku dhe sipas Kanunit ata nuk mund të qëndronin bashkë.

Ky ka qenë momenti më i keq. Ata vendosin të ndahen por sërish i shkruanin njëri-tjetrit edhe pse vazhdonin të lëndoheshin. Vendosën të lidhen sërish, por tani e marrin vesh edhe familjet e tyre të cilët kundërshtojnë menjëherë dhe kjo çon në ndarjen e tyre në dhjetor.

Por sërish dashuria e tyre ishte me e fortë se ligjet e Kanunit dhe ata vendosin të kthehen bashkë. Të gjithë janë kundër tyre dhe prindërit i mohojnë si fëmijë.
Ata tani bëjnë dy vite bashkë dhe janë të lumtur edhe pse familjet e tyre nuk i flasin.

Stafi i “Dua të të bëj të lumtur” botoi librin me poezi të Adit dhe u përpoq që të rilidhte kontaktet e Berndetës me të atin. Përveç botimit të librit, një tjetër surprizë ishin edhe pushimet e paguara për çiftin.

Top Channel