Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari. Detajet nga ngjarja e rëndë
Në Katedralen Shën Tereza e Kalkutës në Vaun e Dejës është mbajtur koncerti tradicional i Krishtlindjes, aktivitet ky i organizuar nga Dioqeza e Sapës.
Orkestra e harqeve e udhëhequr nga Eugjen Gargjola, Artisti i Merituar Mirush Kabashi, sopranoja Erinda Agolli, si dhe kori polifonik që priti Papa Françeskun në vizitën e tij në Shqipëri e bënë të veçantë këtë aktivitet.
Administratori i Dioqezës së Sapës, Dom Simon Kulli dha mesazhin e tij për të pranishmit. “Kjo mbrëmje artistike na dhuron atë gëzim të domosdoshëm që lartëson zemrat tona, na sjell klimën e festave dhe përcjell mesazhin e dashurisë për më të varfërit, mesazhin e paqes, gëzimit e dashurisë mes njëri-tjetrit”, u shpreh Dom Simoni.
Mjaft emocione solli dhe interpretimi i aktorit të njohur Mirush Kabashi, që solli vargjet e Nenë Terezes dhe të martirit Dom Lazer Shantoja.
Top Channel