Ortodoksi shqiptar për deputet, Branko Manolovski kandidat për Parlament

10/12/2016 00:00

Branko Manolovski, ka folur shqip gjithmonë. Por, deri nëntë vjeç vetëm shqip. Maqedonishten thotë se e ka nisur me shkollën. Duke qenë shqiptar ortodoks nga të paktët tani në Maqedoni, ka vendosur të hyjë në garë për deputet.

Shqiptari Branko, thotë se nuk është e lehtë për të, por ai nuk heq dorë.

“Ngadalë ngadalë afrohemi, askush nuk është kundër, interesant është që muslimanët shqiptar më pritën me duart hapur, ndërsa maqedoënt rrëzonin kryet kur afrohesha, thoshin llavjan shqiptari”, rrëfen Branko Manolovski, Kandidat i BDI.
 
Branko, tani mbi të 70-at, do ta çoj një mesazh në Sobranie apo Kuvendin e Maqedonisë në Shkup.

“I pari do të jetë ta dinë se ka ortodoks shqiptarë në Maqedoni, ta dinë që janë gjallë, aty janë. E dyta do munohem të jenë sa më i drejtë nga të dy anët”, thotë Manojlovski.
 
Ka jetuar mbi 50 vjet në Amerikë dhe i është kthyer gjurmëve të tij. Beson se si ai ka shumë në Maqedoni, por publikisht është i vetmi.

Top Channel