Krishtlindjet në Venezuelë, sekuestrohen lodra për te varfrit

10/12/2016 00:00

Autoritetet në Venezuela arrestuan dy drejtues të një kompanive lodrash dhe sekuestruan mbi 4 milionë të tilla, të cilat thonë se do t’ja shpërndajnë të varfërve, por jo falas.

Zyrtarë kolumbianë thanë se kompani grumbullonte lodrat dhe rriste çmimin e tyre, ndërsa afrohen Krishtlindjet. Javën e shkuar, qeveria e Venezuelës që përballet më një krizë tejet të thellë ekonomike, urdhëroi shitësit me pakicë që të ulin çmimet me 30%. Por pronarët e bizneseve thonë se kjo është një lëvizje politike populiste dhe po i falimenton.

Në kuadër të aksionit ndaj kompanisë së lodrave “Kreisel”, agjencia Sundde për mbrojtjen e konsumatorit tha se drejtuesit e saj i shisnin ato më çmime deri në 50 000% më të larta, megjithëse në Venezuelën e zhytur në krizë dhe ku mungon gjithçka, është e zorshme të mendosh se mund të shiten lodrat me çmime të tilla.

Por autoritetet vendase thanë se fëmijët janë të shenjtë dhe nuk do të lejohet askush që t’i vjedhë krishtlindjet.

Autoritetet gjithashtu bënë me dije se do t’i shesin lodrat e sekuestruara me çmime të ulëta. Ndërkohë, kompania “Kreisel” tha se lodrat e sekuestruara ishin të vjetra ose jashtë prodhimi. Kjo s’është hera e parë që Venezuela urdhëron ulje çmimesh në kuadër të krizës ekonomike dhe mobilizon ushtrinë për ta zbatuar urdhrin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta