Venecia, përgjigjia të shtunën. Vlahutin: Shpresoj të respektohet

09/12/2016 00:00

Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin tha se shpresonte që partitë politike dhe institucionet ta respektonin opinionin eVenecias, që publikohet ditën e shtunë.

Venecia i përgjigjet Gjykates Kushtetuese, e cila ka pezulluar ligjin e Vettingut, më i rëndësishmi i reformës në drejtësi.

“Shpresojmë që opinioni të respektohet nga partitë politike dhe institucionet, sikundër është premtuar se përgjigja e Venecias do të jetë baza e këtij ligji”, tha Vlahutin.

Ambasadorja e BE-së ritheksoi edhe njëherë se reforma në drejtësi është elementi themelor në luftën kundër korrupsioni.

“Reforma në Drejttësi do të ndihmojë në luftën ndaj korrupsionit, ndërsa qytetarët duhet të mos kenë frikë që pa paguar të marrin një shërbim. Qytetarët nuk duan që të marrin drejtësinë sipas xhepit. Investitoret do të shikonin me dyshim investimin e tyre nëse ka korrupsion”, u shpreh ai. 

Top Channel