Protesta e fermerëve grekë, policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë
Java e 15 e kategorisë Superiore ngriti siparin me një ndalesë të detyruar të kampionëve në fuqi në futbollin shqiptar.
Skënderbeu nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Teutës, edhe pse kishte epërsinë në aksionet sulmuese në shumicën e ndeshjes, por nuk mundi të konkretizojë qoftë edhe një rast të vetëm.
Sulmi mik dhe mbrojtja vendase ishin dialogu kryesor i përballjes në stadiumin “Niko Dovana”, me durrsakët që u detyruan të vuanin inkursionet e Liridon Latifit. Mesfushori teknik ofroi asiste me shumicë për Salihin dhe Nimagën, por asnjë prej tyre nuk tundi rrjetën e vendasve, kjo edhe për meritë të portierit Moçka.
Me pikën e fituar, Skënderbeu shkëputet përkohësisht në krye të renditjes në pritje të pretendentëve të tjerë.
Top Channel