Reforma Zgjedhore, Balla: Depolitizim KQV-ve

09/12/2016 14:00

Taulant Balla, deputet i Partisë Socialiste, tha se duhen depolitizuar Komisionet e Qendrave të Votimit.

“Propozojmë depolitizimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit. Depolitizimi i anëtarit të shtatë bën që puna të ecë normalisht e të mos ketë bllokime. Kemi propozuar që të zgjidhen mësues që banojnë në zonën përkatëse. DAR-i të vendosë në dispozicion listat dhe të përzgjidhen mësues që asistojnë në proces”, deklaroi Balla para gazetarëve.

Më tej, Balla shtoi se duhet “t’i jepet fund edhe historisë së flamujve e posterave që vetëm e ndotin ambientin”.

“Flamujt e partive të vendosen aty ku përcaktohen nga njësitë vendore. Kjo gjë do të ulë edhe shpenzimet”, u shpreh deputeti socialist.

Top Channel