Nishani pret Szydlo: Mirënjohje për mbështetjen e Polonisë

09/12/2016 00:00

Presidenti Bujar Nishani priti këtë të premte në një takim të veçantë, kryeministren e Polonisë, Beata Szydlo, e cila po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimit, Nishani e konsideroi këtë vizitë si një shprehje shumë domethënëse të marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira e miqësore mes dy vendeve.

Ai vlerësoi gjithashtu prezencën e grupit të biznesit në delegacionin e kryeministres së Polonisë dhe shprehu besimin se kjo vizitë do t’i japë një impuls të ri marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për partneritetin që Polonia i ka ofruar Shqipërisë, si në kuadrin e anëtarësimit në NATO ashtu edhe përgjatë gjithë procesit të integrimit evropian.

Top Channel