Minoritetet, Totozani kërkon ndryshime në ligj

09/12/2016 00:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani organizoi një diskutim me përfaqësues të minoriteteve në vendin tonë për projektligjin për pakicat kombëtare.

Në fjalën e hapjes, Totozani vlerësoi projektligjin, por shprehu rezerva nëse ky projektligj do të përfshijë edhe minoritetet etnogjuhësore, pasi specifikimet nuk janë të qarta.

Totozani garantoi përfaqësuesit e minoriteteve që Avokati i Popullit do të monitorojë diskutimet për projektligjin dhe miratimin në mënyrë që asnjë dhe askush nga komunitetet të mos mbetet jashtë këtij ligji.

Edhe përfaqësuesit e minoriteteve prezentë në takim vlerësuan projektligjin, ndërsa kërkuan që të përcaktohen kritere më të qarta mbi njohjen e minoriteteve të ndryshme si dhe të përcaktohen institucionet që do të mbikqyrin zbatimin e këtij ligji.

Top Channel