Meta: Reforma në drejtësi të udhëhiqet nga standardet e Venecias

09/12/2016 13:40

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, foli për mediat pas takimit me ambasadorët.

Meta deklaroi se ky takim u mbajt “për ecurinë e integrimit”.

“Folëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Duhet të nisë sa më shpejt zbatimi i saj. Vettingu është kusht për çeljen e negociatave”, deklaroi Meta.

“Reforma në drejtësi duhet udhëhequr nga rekomandimet dhe standardet e Venecias”, shtoi Meta.

Top Channel