KSHH: Të mbyllen 4 burgje, nuk plotësojnë kushtet

09/12/2016 00:00

Komiteti Shqiptar i të Drejtave të Njeriut ka kërkuar mbylljen e burgut të Zaharisë në Krujë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Të mbyllet burgu i Zaharisë, Burrelit, Tepelenës dhe paraburgimi i Sarandës pasi në to të dënuarit mbahen tej standardeve minimale.

Kjo është kërkesa e Komitetit Shqiptar të Helsinkit që gjatë raportimit se si ishin respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut vërejti me shqetësim mbipopullimin

“Akomodimi në sistemin e burgjeve i një grupi prej 175 personash të sëmurë mendorë me masë mjekësore mjekim i detyruar përbën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”, u shpreh Erinda Skendaj drejtoreshe e KSHH.

Por ndërsa Komiteti Shqiptar i Helsinkit i është drejtuar edhe Gjykatës së Strasburgut për mbajtjen e një të sëmuri mendor në një burg, kallëzimet kundër prokuroreve pasi nuk kontrollojnë vendimet e gjykatave për këtë kategori personash janë pushuar nga akuza.

Top Channel