Klosi në burgun e grave: Riintegrimi juaj, detyrimi ynë

09/12/2016 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ajo e Shtetit, Ermonela Felaj janë takuar me të burgosurat e burgut të grave. Z. Klosi i njohu ato me vendimin e qeverisë për amnisti, ku një pjesë e mirë e përfitueseve janë gra. Detyra jonë tha Klosi është riintegrimi juaj në shoqëri.

“Vijmë me një lajm të mirë. Shumë nga ju, përfitojnë nga amnistia. Vendimi i qeverisë për amnistinë e fundvitit, një pjesë e mirë përfituese jeni ju. Ajo që do bëjmë, është punësimi juaj. Për secilën nga ju, punësim”, u shpreh Klosi.

Ministri i Mirëqënies Sociale tha se bashkë me bashkitë do të bëhet e mundur që kësaj kategorie tu sigurohen banesa sociale. Për të dënuarat që përfitojnë nga amnistia ai ndau dhe byzylykun me simbolin e fushatës kundër dhunës për këtë vit, “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”.

Top Channel