Fshati në Elbasan pa ujë dhe pa urë

09/12/2016 00:00

Mungesa e ujit tashmë është bërë një fenomen në Shqipëri, pjesa më e madhe vuan nga mungesa e tij. Një ndër to është edhe fshati Tudan në Elbasan, i cili ka një mungesë të theksuar të ujit të pijshëm.

35 familje të këtij fshati janë të detyruar që në vapë apo në ngricë të udhëtojnë kilometra për të mbushur ujë në një burim i cili nuk është i pijshëm, por të detyruar nga kushtet, konsumojnë këtë ujë edhe për të pirë.

Banorët shprehen se po vuajnë nga mospasja e ujit pasi nuk ka me çfarë të lajë rrobat e fëmijëve që ikin në shkollë. Në shumë raste fëmijët banorët pohojnë se fëmijët e tyre nuk kanë shkuar në shkollë se nuk kanë pasur rroba të lara.

Ata theksojnë se janë lënë në harresë nga shteti “kujtohet vetëm në kohë zgjedhjesh” . Problemi më i madh i tyre është konsumimi i ujit të ndotur për të pirë dhe kanë frikë për shëndetin e tyre.

Një tjetër problem i këtij fshati qëndron edhe në lidhjen e Dudanit me qytetin e Elbasanit. Ura lidhëse e këtij fshati me qytetin është tërësisht e shkatërruar dhe ka një vështirësi të madhe për të kaluar. Banorët shprehet se ka raste që janë të detyruar të mungojnë në punë për shkakun e saj. Kjo urë përbën një rrezik të madh për këta banorë, sidomos në dimër kur shirat sjellin përmbytje dhe rruga bëhet plotësisht e pakalueshme.

Top Channel