Antikorrupsioni, Lu: Mbështesim shoqërinë civile

09/12/2016 00:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbështesë shoqërine civile shqiptare në aksionet e saj kundër korrupsionit dhe veçanërisht korrupsionit në gjykata.

Ambasadori Donald Lu u takua me përfaqësues të disa prej organizatave që në qendër të punës së tyre kanë antikorrupsionin.

“Duam t’ju mbështesim në këtë përpjekje për këtë arsye po fillojmë këtë nismë për të nxitur organizatat dhe vetë aktivistët që të ngrenë zërin dhe të kërkojnë ndryshim.  Kreu famëkeq i krimit të organizuar Lul Berisha u lirua nga burgu për arsye të panjohura. Ai vuajti më pak se gjysmën e dënimit me 25 vite burg, për 6 vrasje, trafik droge dhe krim të organizuar. Të gjithë duhet të indinjohemi nga ky lajm dhe duhet t’u themi gjykatave të korruptuara se në një demokraci, kjo është e papranueshme”, u shpreh ambasadori Lu. 

Një numër i madh organizatash të  shoqërisë civile po realizojnë projekte që synojnë denoncimin e rasteve të korrupsionit në administratë, por edhe në sistemin e drejtësisë.

Top Channel