Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk e rendit aspak rivalin e të njëjtit qytet, për titullin kampion në Premier Ligën angleze të futbollit.
Spanjolli shprehu dyshime të mëdha mbi faktin që “djajtë e kuq” të synojnë vërtet fronin e kampionatit ishullor, por beson se formacioni i Mourinho mund të kualifikohet në Champions.
United është në vendin e gjashtë me 13 pikë më pak se Chelsea kryesues, madje larg edhe ekipeve të tjera pretendente si Arsenal, Liverpool dhe City.
“Sigurisht që 13 pikë janë një hendek i madh, sidomos kur përpara ke skuadra si Chelsea që fiton ndeshjet me kualitet. Nuk do të jetë aspak e lehtë për United, por unë besoj se ka shanse reale për të qenë në 4 të parët. Kam parë ndeshjet e ‘djajve të kuq’ ndaj Stoke dhe Burnley dhe meritonin që të fitonin por në futboll është kështu. United ka kualitet, ka histori të madhe, trajnerin e duhur dhe lojtarët për të qenë në Champions”, tha Pep Guardiola.
Top Channel