Rama: Të gjithë gënjejmë, Luli e PD jo!

07/12/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer ironinë në reagimin e radhës kundër pretendimeve të Partisë Demokratike për deformim të përkthimit të dorëzuar në Komisionin e Venecias për ligjin e Vettingut.

“Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA! Gënjejnë të gjithë, veç Lulit e PD që janë i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të këtij vendi”, shkruan përmes rrjeteve sociale kreu i Qeverisë.

Të shtunën Venecia pritet të dërgojë rekomandimin përfundimtar. Top Channel ka siguruar një pjesë nga përgjigjia e Komisionit, ku vihet re një gjuhë e drejtpërdrejtë e përdorur në mbështetje të ligjit.

Një ditë më parë, Partia Demokratike publikoi ato që deputeti Oerd Bylykbashi i quajti prova të deformimit në përkthim, që sipas opozitës, ka ndodhur në detaje kyçe.

Top Channel