Protesta e laborantëve, Ministria e Shëndetësisë sqaron koncesionin e ri

07/12/2016 00:00

Dhjetëra teknikë laboratorësh kanë protestuar ndaj projektit të dhënies me koncesion të laboratorëve, pasi sipas tyre nuk u është vënë në dispozicion informacioni i duhur në lidhje me këtë proces dhe se u riskon vendin e punës.

“Ky proces i nisur në këtë mënyrë është i dyshimtë në radhë të parë dhe i padëgjuyar në asnjë vnd të botës dhënia me koncesion i një shërbimi të tërë. Krijohet një monopolizim i tregut”, thotë Gramoz Iljazi, president i Shoqatës së Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike.

“Ne nuk jemi kundër PPP, por kundër koncesionimit të plotë. Laboratorët le të jepen menaxhim kite reagent dhe laboratori burimet njerëzore logjistika, të ngelet aty ku janë. Shteti nuk ka mekanizma të kontrollojë cilësinë e analizave”, thotë Merita Kamberi, teknike laboratori.

Por në një letër dërguar punonjësve në laboratore Ministria e e Shëndetësisë sqaron se për këtë është bërë një studim fizibiliteti nga Korporata Financiare Ndërkombëtare dhe që shërbimi laboratorik nuk do të jetë monopol ,pasi laboratorët private do të vijojnë të ekzistojnë në treg por ato nuk do të jenë të favorizuara siç ndodh tani për shkak se në shërbimin publik nuk mund të kryhen një sërë analizash.

Top Channel