“Pastrohet” Universiteti Bujqësor

07/12/2016 08:20

Disa objekte brenda territorit të Universitetit Bujqësor në Kamëz u shembën nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në një aksion që u mbështet edhe nga Policia e Shtetit.

Gjatë inspektimit të aksionit ministri i brendshëm Saimir Tahiri akuzoi gjykatat se mbrojnë ndërtimet pa leje ndaj tha ai, vetingu është një proces i domosdoshëm.

“Gjenden gjithmonë disa gjyqtarë që mbrojnë ndërtimet pa leje dhe pengojnë punën e  institucioneve publike. Ne jemi të vendosur për ta çuar në fund refomimin e sistemit të drejtësisë ndaj Vettingu nuk ka kthim pas pavarësisht rezistencës së frontit të së keqes që nuk duan që në këtë vend të ketë drejtësi”, u shpreh ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Në të njejtën linjë me Tahirin u shpreh dhe drejtoresha e IKMT-së.

“Në fakt ne problemin s’e kemi me qytetarët, por me gjykatat të cilave s’i kërkojmë të na mbështesin, por vetëm të respektojnë ligjin”, thotë drejtorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici.

Ndërkohë, pronarët e objekteve pretendojnë se nuk janë njoftuar sipas ligjit.

“Terrorizim! Çdo ditë do dilni, as thonë ku do shkojmë, ka terrorizim më te madh se me të thënë do dalësh nga shtëpia, as një shkresë asnjë gjë”, thonë ata.

Në ditët në vijim aksioni do të fokusohet tek lirimi i konvikteve të Universitetit Bujqësor të Kamzës, ku janë strehuar disa familje.

Lirimi i haësirave publike të universitetit u paralajmërua rreth një muaj më parë nga Kryeministri Rama gjatë ceremonisë së 65-vjetorit të krijimit të tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel