LIBRA, nismë për minimumin jetik

07/12/2016 00:00

Deputetët që janë pjesë e lëvizjes LIBRA kanë paraqitur në Kuvend një nismë ligjore për përcaktimin e minimumit jetik.

“Ne propozojmë që në ligjin për ndihmën dhe shërbimet shoqërore të bëhen disa shtesa dhe ndryshime që do të detyrojnë llogaritjen dhe njohjen nga shteti shqiptar të minimumit jetik. Minimumi jetik përcakton shumën e parave që duhet të ketë çdo person në muaj për të siguruar kushte minimale për jetës, për t’u ushqyer, ngrohur, strehuar dhe arsimuar. Zëri më domethënës i minimumit jetik është e drejta për t’u ushqyer”, deklaroi deputetja Mimoza Hafizi.

Top Channel