U arrestua në Greqi si kreu i bandës së kokainës, kush është “i tmerrshmi i Beratit”, saga e krimeve që akuzohet në Shqipëri dhe arratisjet nga burgu Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu vizitoi familjen e Liljana (Zhezha) Rukajt, gruas që mbeti viktimë e burrit të saj.
Pasi i shprehu ngushëllimet familjarëve, zonja Bregu tha se vendimi ende nuk është zbardhur dhe kjo është e papranueshme. “Do të jetë një varrosje e dytë për viktimën nëse burri vrasës do të merret si i sëmurë mendor”, deklaroi deputetja demokrate.
Bregu gjithashtu ka thënë se menjëherë duhet të nisin procedurat për të krijuar kushtet e rritjes së dy fëmijëve të mbetur jetimë nga tragjedia.
“Të lidhet një pension për fëmijët dhe të kryhen procedurat për shitjen e apartamentit ku jetonte më parë viktima dhe fëmijët dhe të bëhet kalimi i pasurisë për të ardhmen e tyre”, tha Bregu.
Top Channel