Bogdani-Ramës: Gënjeshtrat e tua po i kushtojnë Shqipërisë

07/12/2016 00:00

Partia Demokratike i është përgjigjur me anë të deputetit Gerti Bogdani deklaratës së kryeministrit Rama, që i atribuonte parardhësit të tij Sali Berisha gënjeshtrat për ligjin e Vetting-ut.

“Ti gënjen e ç’të gënjyer! Gënjeshtrat e tua kushtojnë qindra miliona euro çdo vit duke mashtruar dhe vjedhur popullin tënd. Të paktën Merkelin nuk e kishe gënjyer dot siç nuk gënjen dot më asnjë udhëheqes europian apo amerikan. Tani ka ardhur koha të merresh me kohë të plotë me ekspozitat dhe të provosh a hap dot ndonjë pa qënë kryeministër”, i ka thënë Bogdani-Ramës.

Top Channel