Lindjet me operacion, Shkencëtarët: Po ndikojnë në evolucion njerëzor

06/12/2016 00:00

Përdorimi i rregullt i lindjeve me prerje cezariane po ndikon në evolucionin njerëzor.

Gjithmonë e më shumë nëna tani e kanë të nevojshme këtë procedurë për shkak të ngushtimit të zonës së tyre të legenit thonë shkencëtarët austriakë dhe gjasat që ky trend të vazhdojë janë në rritje.

Rastet kur për këtë arsye fëmija nuk mund të ketë një lindje normale janë rritur nga 30 në 1000 lindje që ishin në vitet 60 në 36 në 1000 lindje që regjistrohen sot.

Genet përgjegjëse për këtë fenomen nuk do të kaloheshin dot nga nëna tek fëmija thonë ekspertet, pasi në kushte të tjera, të dy ata që do të vdisnin gjatë lindjes.

Për doktor Philipp Mitteroecker, kreu i departamentit të teorisë së biologjisë në Universitetin e Vjenës, ekziston një pyetje e koklavitur kur vjen tek të kuptuarit e evolucionit të njeriut.

“Përse është kaq i lartë numri i rasteve kur fëmija nuk arrin të zbresë për një lindje normale. Pa ndërhyrjet moderne, probleme të tilla ishin shpeshherë vdekjeprurëse dhe në perspektivën e evolucionit, ky hyn tek seleksionimi natyror. Gratë me legen të ngushte nuk do t’i mbijetonin dot lindjes përpara 100 vjetëve. Por tani ato ia dalin dhe gjenet e tyre ua përcjellin vajzave të veta”, shprehet Philipp Mitteroecker.

Koka e një bebeje njerëzore është e madhe krahasuar me ato të gjitarëve të tjerë, që do të thotë se kafshë si shimpanzetë mund të lindin relativisht me lehtësi. Fenomeni sidoqoftë ka limitet e tij e sipas eksperteve, vështirë të ndodhë që një ditë, metoda cezariane të kthehet në domosdoshmëri për shumicën e foshnjave.

Top Channel