Integrimi, Meta në Bruksel: Të fokusuar tek rekomandimet

06/12/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në Bruksel, i shoqëruar nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Sipasa një njoftimi për shtyp, Meta është pritur në Parlamentin Evropian nga nënkryetari i këtij institucioni, njëkohësisht kryetar i grupit “Miqtë e Shqipërisë”, David Sassoli.

“Mirënjohje Parlamentit Evropian dhe grupit “Miqtë e Shqipërisë” për mbështetjen ndaj integrimt. Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Evropian dhe Kuvendi i Shqipërisë mbetet i fokusuar në plotësimin e rekomandimeve të Progres Raportit. E rëndësishme është të avancojmë perspektivën europiane të Ballkanit”, ka deklaruar Meta.

Nga ana e tij, Sassoli ka vlerësuar se, “Shqipëria ka bërë progres të madh dhe do ketë mbështetjen të plotë”. “Shqipëria është çelës stabiliteti në rajon”, ka thënë ai.

Top Channel