Janë mbajtur paraditen e sotme në hollin e Radio Televizionit Shqiptar homazhet në nder të analistit, publicistit e gazetarit Andrea Stefani, i cili ndërroi jetë 3 ditë më parë në një spital të Romës, ku ai po kurohej për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Familjarë, të afërm, miq, kolegë nga fusha e medias si edhe përfaqësues të lartë të politikës mes tyre kryeministri i vendit z.Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli, kryen homazhe në nder të gazetarit dhe analistit Andrea Stefani.
Stefani prej rreth 20 vitesh punononte si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të medias shqiptare. Ai njihet për qëndrimet dhe pikëpamjet e tij jokonformiste, të ndryshme nga pushtetet e radhes në Shqipëri.

Për më shumë se 10 vite ai ishte prezent në debatet e përjavshme televizive, ndërsa është autor i librave publicistike “Albanistan” dhe “Komploti kundër lirisë”.

Top Channel