Niset kontigjenti i pestë i FA në Afganistan

05/12/2016 00:00

Shqipëria dërgoi kontigjentin e pestë në Afganistan, në kuadër të misionit përkrah vendeve aleate.

Misioni i pestë i Forcave të Armatosura shqiptare përbëhet nga batalioni i policisë ushtarake, i cili merr pjesë për herë të parë në një mision jashtë vendit.

Në ceremoninë e përcjelljes, përveç familjarëve të ushtarakëve, ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e shoqëruar nga drejtues të lartë të FA, si dhe ambasadori turk në vendin tonë, Hidajet Bajraktar, vendi i të cilit ka dhënë një ndihmë të rëndësishme për ushtrinë shqiptare.

Top Channel