Çmimi “Bonifacio 2016”, Kadri Morinaj vlerësohet me titullin “Akademik nderi”

04/12/2016 00:00

Akademia Papnore Bonifaciana nderoi me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016” biznesmenin shqiptar, Kadri Morinaj.

Gjatë një ceremonie në qytetin e Anjanit në Itali, Presidenti i Kompanisë së Sigurimeve Eurosig e Insig, Kadri Morinaj u vlerësua mes motivimin “kontributin aktiv kulturor e social në realizimin e e idealeve, vlerave e qëllimeve të kësaj Akademie”.

Duke pranuar çmimin nga akademia Papnore Bonifaciane, Morinaj u shpreh se vjen nga një familje myslimane, por si çdo shqiptar, kontributet e tij nuk kanë njohur asnjë kufi ndarës fetar.

“Ndjehem shumë i lumtur dhe krenar, pasi ky çmim nuk më takon vetëm mua tashmë, por të gjithë shqiptarëve për të gjithë ata njerëz që japin kontributin e tyre në ndihmë të njerëzve në nevojë, në ndihmë të vlerave historike të atdheut të tyre. Kjo i dedikohet edhe kompanisë sime”, u shpreh Kadri Morinaj.

Mes shumë personalitete të nderuar këtë vit ishte dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për kontributin e tij për paqen.

Me çmimin “Bonifacio” janë vlerësuar personalitet të rëndësishme si Papa Gjon Pali i II, Presidentët e Republikës së Italisë, Oscar Luigi Scalfaro e Carlo Azeglio Ciampi, Nobelistja Rita Levi Montalcini etj.

Top Channel