YouTube sjell rezolucionin më të lartë edhe për videot live. Shoqëria në fakt, ka anonçuar mbështetjen për rezolucionin 4k, të pranishëm që nga 2010 për filmat e platformës, dhe në streaming live të filmave si normalë dhe 360 gradë.

Kjo lëvizje e vë YouTube para Periscope të Twitter dhe Facebook Live për cilësinë e pamjeve. Në YouTube 4K, pra rreth 4 mijë piksel horizontalë të rezolucionit, me 60 frame për sekondë, ndërsa rivalët e kanë maksimumi 720p me 30 frame për sekondë.

Megjithatë 4K nuk është e vetmja e re e YouTube, që muajin e kaluar ka futur dhe suportin HDR, High Dynamic Range, pra kreu i përcaktimit për audiovizionin, për të cilin është i nevojshëm dhe televizori kompatibël.

Top Channel