Rama: Greqia, s’besoj të bjerë aq poshtë sa të pengojë integrimin

02/12/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Top Story” të së enjtes e quajti artificial tensionin me Greqinë, por ai sërish theksoi se do vazhdonte të fliste për çështjet e mbetura pa zgjidhur mes dy vendeve, një prej të cilave edhe çështja çame.

“Uroj që situata, në kendvështrimin tim, artificialisht e tensionuar së fundmi për shkak të një mungese gatishmërie nga ana e miqve tanë grekë për të mirëkuptuar çfarë ne kemi parasysh kur flasim për çështjen çame, të mos ndikojë në këtë proces”, deklaroi Rama.

Rama tha se Greqia është ndër vendet e avancuara në lidhje me integrimin e Shqipërisë, por a do bëheshin shkas çështjet e mbetura pezull shkak për ta penguar atë?

“Nuk dua të besoj që fqinjët tanë mund të bien kaq poshtë sa të shfrytëzojnë pozicionin e tyre në BE për të penguar ecurinë e natyrshme të Shqipërisë në këtë proces sepse ndër të tjera nuk është as në interesin e tyre”, tha Rama.

Top Channel