Amazon duket se do të bëjë disa ndryshime radikale në uebsajtin e saj. Pas problemeve të shumta që raportoheshin nga blerësit në lidhje me shitësit që kishin vlerësime pozitive, tashmë kompania ka vendosur të minimizojë numrin e përshtypjeve që mund të lini në faqen e saj.

Në disa raste, persona me vlerësime tepër pozitive kanë mashtruar blerës të caktuar duke mos i dërguar produktin e porositur dhe si rrjedhojë kompanisë i është dashur të dëmshpërblejë shuma të konsiderueshme parash.

Ky përditësim pritet të jetë efikas dhe të tregojë realisht njerëzit e besuar ku ju mund të blini një produkt.

Top Channel