KQZ zyrtarizon rezultatin e zgjedhjeve për Kolonjën

01/12/2016 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli këtë të enjte rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, duke zyrtarizuar fitues Ilia Stefon, kandidatin e Partisë Socialiste.

Ilia Stefo fitoi zgjedhjet e 20 nëntorit, duke siguruar 2100 vota më shumë se rivali i tij Dritan Hajro.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme, KQZ zgjodhi edhe nënkryetarin e ri, pas dorëheqjes nga ky post të Denar Bibës dhe zgjedhjes së tij në krye të Komisionit.

Ai është Hysen Osmanaj, anëtar i PD-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që prej vitit 2009, rizgjedhur sërish në vitin 2012.

KQZ rimblidhet sërish të shtunën për të vendosur për ndarjen e mandateve, pas kërkesës së PD për më shumë kohë për të shqyrtuar materialin e Drejtorisë së Gjendjes Civile.

Top Channel