Të çmuar dhe të shndritshëm

29/11/2016 00:00

Të rëndë, rreth veshit, argjendi apo floriri, të verdhë apo të kuq, me gurë të çmuar apo perla. Vëthët e vjeshtë/dimër 2016 janë detajet që bien në sy.

Diamantë të bardhë dhe ametist takohen në vëthët e rëndë prej floriri të Irene Neuwirth, shumë të shndritshëm. Ndërsa në modelet e Bottega Veneta vijnë format gjeometrike që duken mjaft shik.

Një palë zafir blu dhe diamantë, ndez dëshirën floreale të vëthëve të Guçi. Edhe Dolce&Gabbana foksuohet tek lulet që plotësohen me kristalë të shndritshëm jeshilë. Ajri i natyrës nuk mungon në vëthët e Oscar de la Renta me gurë lejla dhe të kaltër për kontrast.

Ndërsa Valentino guxon me njëbrirësh, të gjatë dhe shumë delikatë.

FOTO GALERI
1/10
Bottega Veneta

Top Channel