Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari. Detajet nga ngjarja e rëndë Prej dy javësh numri i qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmën e mjekëve pneumologë në Korçë është rritur ndjeshëm. Të paktën 40 persona në ditë, kryesisht të moshuar, u drejtohen bluzave të bardha për mjekim apo shtrim në spital.
Sipas mjekëve, tymi i çliruar nga djegia e druve të zjarrit por edhe mjegulla e dendur, e cila mbuloi Korçën për shumë ditë para mbërritjes së dëborës, ka shkaktuar shqetësime tek qytetarët.
“Temperaturat me minus, mjegulla dhe koha e ftohtë janë ndër shkaqet kryesore që shkaktojnë kataret stinore, që manifestohen me kollë, me gëlbazë, teshtima, temperaturë, dhimbje në gjoks e ankesa të tjera. Megjithatë, këto kohë ka një shtim të sëmundjeve pulmonare dhe sidomos riacarim të sëmundjeve pulmonare kronike nga ai që quhet smog dhe është shumë i shpeshtë edhe në qyetin tonë”, thotë mjeku pneumolog, Thoma Nini.
Mjekët këshillojnë masa paraprake në këtë periudhë, vaksinën anti-grip për ata që vuajnë nga sëmundjet pulmonare, kardiake, apo diabeti. Kujdes duhet edhe për fëmijët.
“Të kenë kujdes ata që kanë reaksion nga mishi i pulës dhe veza që të mos e përdorin këtë vaksinë, sepse ka pasoja për jetën e tyre. Në këtë periudhë nga smogu e mjegulla janë shumë të zhvilluara infeksionet pulmonare, sidomos ato që shkaktohen nga mikrobet që janë parazitë në fytin e njeriut si stafilokoku, streptokoku dhe pneumokoku”, nënvizon mjeku Nini.
Veç këtyre këshillave, mjekët sugjerojnë që mjediset ku jetojnë të sëmurët pulmonarë dhe fëmijët duhet të jenë të ajrosura mirë.
Top Channel