Shqiptarët festojnë 28-29 Nëntorin në Athinë
29/11/2016 00:00
Komuniteti shqiptar që jeton dhe punon në Greqi, ka festuar 104-vjetorin e Pavarësisë dhe festën e Çlirimit në një mbrëmje festive të organizuar në Athinë.
Qindra bashkatdhetarë u mblodhën në sallën e Hotel Karavel në Athinë, ku janë përshëndetur prej ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.
Të pranishmit janë përshëndetur edhe nga një grup i këngës popullore, ndërsa atmosfera ka qenë e ngrohtë dhe festive.
Të ftuar kanë qenë edhe anëtare të trupit diplomatik të akredituar në Athinë, si dhe deputetë dhe gazetarë grekë.
Top Channel