“Make up” për sytë

29/11/2016 00:00

Shikim magnetik dhe provokues, falë rimelit sytë mund të marrin shumë rëndësi dhe shikimi bëhet elegant, magjik dhe intensiv. Ja disa sekrete për të përdorur sa më mirë rimelin pa bërë gabime dhe të fitoni një shikim të parezistueshëm.

Shikimi seksi
Për të theksuar harkimin natyral të qerpikut përdornin një kthyese qerpikësh, do tu nevojitet para se të përdorni rimelin. Mos harroni që qerpikët duhet të jenë të thatë dhe të pastër, ngrini pak qepallën me një gisht dhe… mos kini frikë!

Kujdes!
Rregulli i parë për të aplikuar sa më mirë rimelin është të vendosni furçën afër syrit, në mënyrë që ti jepni reliev nga baza me një presion të vogël, dhe të shtoni volumin e qerpikut.

Shikim prej kukulle
Përdorni lapsin e zi për të theksuar rrënjën e qerpikëve, e më pas plotësojeni me rimel. Siç thonë dhe ekspertët, do të ndihmojë në zmadhimin e shikimit dhe do e bëj atë më të theksuar.

Me nxitim? Jo, faleminderit
Mos u nxitoni dhe mos harroni që për të rregulluar gabimet… duhet kohë! Ndaluni. Gjeni qetësinë brenda vetes. Merrni frymë thellë dhe kjo do ju ndihmojë të jeni më të saktë.

Mos e ekzagjeroni
Mbani një furçë të pastër dhe jo të ekzagjeruar, duke shmangur formimin e njollave që do ju shkatërronin tualetin. Furça plastike dhe pak e harkuar mund tju ndihmojnë të keni një qerpik perfekt.

Ku shikon?
Drejtojeni shikimin për poshtë. Kështu aplikimi i rimelit do të jetë më i lehtë. Me gishta ngrijeni pak me delikatesë qepallën e sipërme. Mbështetuni mbi bërryal për të patur më shumë qëndrueshmëri.

Lëvizja perfekte
Kalojeni rimelin në qerpik nga rrënja në majë në mënyrë që të përshkoni të gjithë gjatësinë. Më pas bëni një aplikim të dytë në formë zig zag, pasi do ju ndihmojë ti ndani qerpikët dhe tu japë volum.

Efekti transparent
Rimeli transparent, kurues dhe i pasur me përbërës aktiv. Për qerpikë të fortë e të shëndetshëm përdorni vaj pluhur për ta kaluar ëmbëlsisht me një furc të pastër, pambuk apo copë të butë.

Me ngjyra
Nëse ju pëlqejnë ngjyrat e forta dhe guxoni, bëni të veçantë një mbrëmje duke përdorur rimel me ngjyra. Mos haroni të përdorni si bazë një rimel të zi, dhe sipër vendosini versionin me ngjyra. Shikimi do të jetë më intensiv dhe magnetik.

Less is more
Çfarë duhet të bëni me qerpikun e poshtëm? Falë efektit optik aplikimi i rimelit ndihmon në zmadhimin e syrit, megjithëse në pjesën më të madhe të rasteve preferohet të kufizohet. Përdore vetëm nëse keni qerpik të rrallë. Shmangni njollat dhe sasinë e tepërt. Bukuria është elegancë e pastër.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta