“Make up” i dhunës

29/11/2016 00:00

Grimi jo gjithmonë përdoret për t’u zbukuruar. Për të ndihmuar gratë që luftojnë me dhunën në familje, një kanal televiziv maroken ka thyer tabutë duke ofruar disa këshilla: ja sesi të mbuloni shenjat në fytyrën tuaj me kozmetikë.

Televizioni shtetëror “2M” ftoi një “make up” artist për të mësuar gratë që kanë rënë pre e dhunës sesi të mbulojnë shenjat poshtë syve dhe tek mollëzat.

“Kjo është një temë e dhimbshme dhe e trishtë, por me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, ne do t’ju tregojmë ju sesi ‘make up’ ndihmon në raste të tilla. Kjo është një temë që deri me sot nuk ka patur guxim që të diskutohej në televizion”, tha artisti.

Por emisioni i mëngjesit ngjalli kritika të shumta nga aktivistet. Me nismën “Mos e mbuloni dhunën me ‘make up’, por dënoni agresorin”, ata menjëherë krijuan një peticion në faqen e internetit “Change.org”.

Peticioni mori mbështetje të gjerë në rrjete sociale, dhe kjo bëri që Autoriteti i Mediave Aaudiovizive të merrte masa direkt ndaj televizionit “2M”.

Kanali kërkoi falje dy ditë më vonë, duke thënë se ishte një gabim editorial por i nxitur nga qëllime të mira. Ndjesa nuk e qetësoi zemërimin publik.

Por në Marok dhuna në familje nuk konsiderohet si krim. Sipas një sondazhi të qeverisë kryer me bashkëpunim me Human Rights Watch, dy të tretat e grave kane përjetuar dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel