SHBA-ja heq sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa përpara takimit me Trump të hënën
François Fillon, ish-kryeministri konservator dhe ai që ka premtuar një goditje elektrike pro biznesit në Francë, u konsiderua gjerësisht nga analistët si fituesi i debatit televiziv me rivalin e tij më të moderuar, Alain Juppe.
Dy ish kryeministrat u përballën para garës së ditës së dielës, e cila do të përcaktojë kandidatin presidencial të së djathtës franceze. Debati televiziv ishte çuditërisht mjaft i butë pas ditësh sulme verbale mes të dyve.
Fillon u ankua se ishte cilësuar si një reaksionar mesjetar për planin që të anulojë disa të drejta adoptimi për çiftet gay dhe besimin e tij personal për abortin. edhe Juppe u ankua se e cilësojnë islamik dhe e qujanë Ali Juppe pasi ai mbështet diversitetin e Francës.
Fillon tha se Franca nuk kishte qenë kurrë kaq e djathtë dhe se ai ishte njeriu i duhur për ta shfrytëzuar këtë situatë. Ai tha se do të shkurtojë 500 000 vende në sektorin publik, ndërsa premtoi se brenda 5 viteve, Franca nuk do ta konsiderojë si problem papunësinë.
Fillon gjithashtu tha se modeli social i Francës, ku përfshihen pensionet, asistenca sociale dhe shëndetësia, kishte marrë fund dhe duhej ndryshuar. Rivali i tij Juppe paralajmëroi se po flitet për reforma brutale që nuk do të funksionojnë dhe sërish tentoi të sulmojë pikëpamjet konservatore të Fillon për abortin.
Dy rivalët nuk ishin aspak dakord për identitetin e Francës. Fillon deklaroi se Franca nuk është komb multikultural dhe se të huajt duhet të asimilohen. Ndërsa Juppe mendon se identiteti i Francës vjen nga diversiteti i saj i pasur që duhet vlerësuar dhe përdorur për të bashkuar njerëzit.
Top Channel