Mbetjet, Shalsi: Çështja teknike, të mos spekulohet

24/11/2016 00:00

Nismëtari i ligjit për importin e mbetjeve, deputeti socialist Eduard Shalsi ka folur për këtë çështje këtë të enjte para nisjes së seancës plenare.

“Qytetarët meritojnë debate serioze për çështjen e mbetjeve. Në duhet të përqendrohemi tek pastrimi i Shqipërisë”, ka thënë Shalsi.

Ai ka theksuar se, nuk mund të ketë politizim kur bëhet fjalë për çështje të pastra teknike. “Nëse duam një Shqipëri të pastër, debati duhet të jetë teknik dhe jo spekulativ”, ka theksuar Shalsi.

Top Channel