Facebook nuk merr më të dhënat e përdoruesve të WhatsApp në Europë, sipas raportimit të Financial Times.

Në këtë mënyrë kompania i përgjigjet edhe presionit mbi privatësinë në këtë kontinent. Ky ndryshim në rregulla do të thotë që përdoruesit në Europë të aplikacionit mesazhor nuk do të kenë informacione, përfshi dhe numrat e telefonit, të lidhura me Facebook.

Por rrjeti social thotë se kjo mund të jetë një ndërprerje e përkohshme, përderisa ligjet po debatohen. “Ne shpresojmë të vazhdojmë me bisedat tona të detajuara me zyrën e komisionerit të informacionit në Britani dhe zyra të tjera të mbrojtjes së të dhënave”, thotë Facebook.

Kompania konfirmon se: “mbetet e hapur të bashkëpunojë për të adresuar kërkesat e tyre”.

Facebook bleu WhatsApp për 19 miliardë dollarë në në 2014, por nisi të mbledhë të dhëna të përdoruesve të saj vetëm në gusht të këtij viti. Kjo lëvizje solli mjaft kritika nga autoritetet evropaine të mbrojtjes së të dhënave, 28 prej të cilave kanë firmosur një letër të hapur muajin e kaluar ku i kërkojnë kreut të WhatsApp, Jan Koum të ndalojë mbledhjen e të dhënave, përsa kohë po punohet mbi ligjet për këtë çështje.

Top Channel