Haaland nuk është më në planet e Realit të Madridit, Mbappe është ylli i sulmit të tyre
Zak Brown është shefi i ri i McLaren-it. Skuadra britanike e Formulës 1 e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e saj të internetit. Zak Brown do të zëvendësojë në këtë detyrë Ron Dennis, i cili u largua nga kjo skuderi pas 35 vitesh.
Brown edhe më parë është folur për një rol drejtuesi te McLaren-i pas largimit të tij nga CSM Sports and Entertainment. Biznesmeni amerikan do të përqendrohet më shumë në marketingun nëpër botë dhe operacionet strategjike të skuadrës, aspekte që janë në të njëtjën linjë me aspiratat e saj në Formulën 1.
Zak Brown nuk e fshehu entuziazmin për këtë rol të ri që i është dhënë, duke deklaruar se mezi po pret të nisë punën me McLaren.
“Jam shumë krenar që i bashkohem McLaren-it. Kam respektin dhe admirimin më të madh për atë çfarë ka arritur skuadra dhe mezi po pres që të nis të jap kontributin tim për zhvillimin e mëtejshëm të saj. Kam punuar shumë pranë McLaren-it dhe kam mbetur i befasuar nga talenti dhe ambicia që ka stafi i kësaj skuadre”, deklaroi Brown.
Top Channel