Basha: Qeveria ka lënë në harresë familjet në nevojë

22/11/2016 00:00

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka braktisur qytetarët në nevojë.

Basha i është referuar rastit të një familjeje nga Sukthi, e cila sipas tij është lënë në mëshirë të fatit nga institucionet shtetërore.

“Halli i ditës Aziz Tota, nga Rrushkulli i Sukthit, invalid me 3 fëmijë, pa asnjë të ardhur veç asistencës minimale. Humbi gjithë bereqetin e kursyer nga përmbytjet. I braktisur nga shteti, shpreson vetëm tek Zoti: “Nuk pres të më vijë kush, tani i lutem Zotit””, ka shruar Basha në Profilin e tij.

Top Channel