Rama: Faleminderit Kolonja për besimin e madh!

21/11/2016 21:05

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, falenderoi Kolonjën për besimin që i dha mazhorancës dhe gjithashtu uroi kandidatin Ilia Stefo për atë që ai e quajti “superfitore”.

“Faleminderit Kolonja për besimin e madh. Urime Ilia Stefos! Superfitore. +2101 vota (+727 në 2015) janë një inkurajim e detyrim i madh për ne”, shkroi Rama.

Ilia Stefo i Partisë Socialiste  fitoi zgjedhjet në Kolonjë, duke marrë 2 103 vota më shumë sesa Dritan Hajro i Partisë Agrare, i mbështetur nga të djathtët. Ilia Stefo mori 62.8% të votave, ndërsa Dritan Hajro 37.1%.

Top Channel