Privatizimi i OSSH, Balla: Policia të sjellë me forcë në komision Sali Berishën

21/11/2016 00:00

Ish kryemimistri Sali Berisha është thirrur për herë të tretë në komisionin hetimor për privatizimin e OSSH-së, por që nuk është paraqitur.

Kreu i komisionit hetimor, Taulant Balla është shprehur se do t’i bëjë shkresë policisë për shoqërimin me forcë të Berishës.

“Shkresë policisë për shoqërimin me forcë të shtetasit Sali Berisha. Është hera e tretë që Sali Berisha refuzon të paraqitet në komision për të dëshmuar. Berisha është vënë në dijeni dy herë nëpërmjet shkresave zyrtare dërguar nga unë si kryetar i komisionit dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit”, tha Balla.

Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH-së ka nisur punën që në prill të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB