Fillon numërimi në Kolonjë, KQZ: Pjesëmarrja 49.6%

20/11/2016 00:00

Në orën 18:00 ka përfunduar procesi i votimit në të gjitha QV për Bashkinë e Kolonjës, dhe sipas të dhënave të grumbulluara nga KQZ, rezulton se në zgjedhje kanë marrë pjesë 49.6% e votuesve.

Mbi 15 mijë votuesit e Kolonjës kishin të drejtën sot për të votuar në zgjedhjen e kryebashkiakut të tyre të ri ndërsa votuan më pak se gjysma. Në garë ishin Ilia Stefo i Partisë Socialiste dhe Dritan Hajro i Partisë Agrare i mbështetur nga opozita dhe Partia Demokratike.

Dita nisi e qetë, por më vonë u vunë re incidente që çuan në fillim në ndërprerjen e votimit në një qendër votimi e më pas në denoncimin për rrahje fizike të një militanti të Partisë socialiste.

Tashmë votimi dhe dorëzimi është mbyllur, ndërsa ka nisur procesi i numërimit të votave, i cili parashikohet të vijojë edhe gjatë natës.

Top Channel