Si funksionon valixhja nukleare e Presidentit të SHBA-së?

19/11/2016 00:00

Valixhja e zezë që e ndjek gjithmonë Presidentin e SHBA-së, është arma më e fuqishme e të gjitha kohërave. Ja se çfarë përmban dhe si mund të shkaktojë fundin e botës.

Gjatë ditëve në vazhdim, Donald Trump do të nisë një rrugëtim të gjatë dhe që pritet të përfundojë me 20 janar të 2017, me vendosjen e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Mes fazave më të rëndësishme dhe delikate të këtij tranzicioni janë takimet me drejtuesit ushtarakë, të inteligjencës dhe shërbimeve sekrete që do t’i shpjegojnë Presidentit të sapo zgjedhur dhe se çfarë fuqie e madhe po i jepet atij në dorë.

Sekretet e sekreteve
Përmbajtja e këtyre takimeve, pa dyshim që vetëm mund të imagjinohen, por nga ajo pak që ka dalë në dritë, i ngjan një komploti filmi.

Trump do të zbulojë se kush janë operacionet e fsheha që qeveria amerikane po bën, ku dhe si përdoren dronët, çfarë pajisjesh përdor Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) për të përgjuar komunikimet e të gjitha llojeve në botë, kush janë betejat elektronike në vazhdim dhe armiqtë e SHBA-së dhe infrastruktura e saj informatike.

Më pas janë çështjet administrative: Presidenti do të informohet rreth grupeve të disidentëve jashtë shtetit të Qeverisë amerikane dhe që luftojnë kundër diktatorëve dhe terroristëve.

Valixhja
Konferenca e fundit, ndoshta më e rëndësishmja për sigurinë e vendit dhe botës, ka të bëjë me arsenalin bërthamor amerikan dhe planet e një lufte të mundshme bërthamore.

Në fakt, Presidenti është personi i vetëm që mund të autorizojë përdorimin e mbushjeve nukleare: pëlqimi vjen nëpërmjet aktivizimit të kodeve të veçanta në dispozicion nëpërmjet kodeve special që ai ka në posedim , sipas rregullave të angazhimit të ruajtur në një valixhe të quajtur Football.

Bëhet fjalë për valixhen e famshme prej lëkure të zezë, që e ndjek Presidentin në çdo lëvizje dhe se ajo është e ruajtur nga një skuadër ushtarake që përbëhet nga pesë ekipe me armë të ndryshme.

Butoni i kuq? Nuk bëjmë shaka
Përmbajta e valixhes u bë e njohur në vitin 1980 nga Bill Guley, atë kohë drejtor i zyrës ushtarake të Shtëpisë së Bardhë. Nëse mendoni se brenda saj ka një buton të kuq që shërben për nisjen e raketave, e keni gabim.

Kryesisht valixhja përmban letra. Dokumenti më i rëndësishëm i “Black Book” (Libri i Zi), një manual i vërtetë i luftës bërthamore me 75 faqe që përshkruan objektivat e mundshme, vlerat strategjike sipas skedarëve të ndryshme dhe viktimat që sulmi mund të shkaktojë; në disa raste edhe miliona njerëz.

Dy fashikujt e tjerë përmbajnë një listë të vendeve të sigurta për të lëvizur Presidentin në rast të ndonjë sulmi bërthamor dhe procedurat radiotelevizive të emergjencës për të komunikuar me Kombin.

Valixhja peshon 20 kg (ka në bërthame alumini) dhe transportohet nga personeli ushtarak, të cilët kanë një trajnim të veçantë për të ndihmuar Presidentin që të japë urdhrin e lëshimit të raketës bërthamore.

Mban edhe një telefon që përdoret kur Presidentin është në udhëtim: shërben për të vënë në kontakt nëpërmjet një linje të sigurt satelitore me Qendrën Kombëtare të Komandës Ushtarake, që merret me të gjitha urdhrat e lëshimit të raketave bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA