Samiti i Diasporës, Rama: Pas regjistrimit vjen votimi i emigrantëve

19/11/2016 00:00

Raporti me Greqinë, vota e emigratëve dhe zgjidhja e çështjes së pensioneve ishin disa nga temat mbi të cilat kryeministri Rama u pyet nga përfaqësues të emigrantëve në ditën e parë të Samitit të Diasporës.

Për të realizuar votimin në distancë, kryeministri tha se nuk mjafton vetëm dëshira e mirë por se nevojitet edhe një infrastrukturë transparente.

“Ajo që është e rëndëishme është që për herë të parë qeveria shqiptare është e angazhuar në procesin e regjistrimit të qytetarëve shqiptarë jashtë atdheut. Dhe ne jemi besimplotë që nëse programi ecën siç ne e kemi parashikuar, zgjedhjet e ardhshme do të jenë zgjedhjet e fundit që shqiptarët jashtë atdheut nuk do të kenë mundësi të votojnë në distancë”, deklaroi Rama.

Situata e tendosur politike me Greqinë ishte një tjetër shqetësim i emigrantëve shqiptarë, shqetësim të cilit kryeministri i dha këtë përgjigje.

“Nuk kemi nërmend të heshtim, as të bëjmë sikur s’skuptojmë dhe aq më pak t’i nënshtrohemi fakteve të kryera kur vjen puna tek këto marrëdhënie”, tha Rama.

Referuar pensioneve, kryeministri u shpreh optimist për një marrëveshje të ngjashme me atë të Belgjikës, ndonëse kjo do të dojë kohë.

“Për greqinë dhe italinë bëhet fjalë për një masë jo të vogël njerëzisht që kërkojnë t’u njihen vitet e punës. ne vazhdojmë të këmbëngulim dhe jam optimist që mundësitë për të arritur rezultat ekzistojnë, edhe pse nuk do të jetë një proces i thjeshtë”, nënvizoi Rama.

Top Channel