Manjani: Përmbarimi nuk konfiskon dot më apartamentet me kontratë

18/11/2016 10:00

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një dalje para mediave paraditen e së premtes, njoftoi se ka nxjerrë një udhëzim në bazë të të cilit “pallatet e ndërtuara me leje ndërtimi, apartamentet e të cilëve janë kaluar te qytetarët me kontratë sipërmarrjeje, por që ende nuk janë regjistruar, janë të mbrojtur”.

“Përmbarimi nuk mund të konfiskojë apartamentet me kontratë dhe të banuara. Me këtë udhëzim mbrojmë qytetarët që kanë shpenzuar para’ për të blerë një banesë”, deklaroi ministri.

Manjani sqaroi se përmbarimi ka ende fuqi të plotë ligjore që të ndjekë ndërtuesit me borxhe, por jo në kurriz të qytetarëve që kanë derdhur djersë për të blerë shtëpitë.

“Mësimi është që cilido që do të blejë një pasuri të paluajtshme, duhet ta bëjë këtë gjë në zyrën e noterit e askund tjetër”, shtoi Manjani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA