Roskomnadzor, enti qeveritar rus për kontrollin e mediave dhe telekomunikimeve, ka njoftuar se u ka kërkuar furnizuesve të internetit bllokimin e rrjetit social Linkedin, i njohur për kontaktet profesionale.

Më 10 nëntor, një gjykatë në Moskë rrëzoi kërkesën e Linkedin kundër bllokimit dhe rrjedhimisht autoriteti mbikëqyrës ka nisur procedurat e mbylljes.

Roskomnadzor akuzon rrjetin social se ka shkelur ligjin për trajtimin e të dhënave personale duke mos arkivuar ato të abonentëve të tij në territorin rus.

Linkedin u ble nga Microsoft qershorin e kaluar për 26.2 miliardë dollarë, blerja më e madhe nga ana e kolosit të Redmond.

Rrjeti social për profesionistët është themeluar në vitin 2002 dhe sot numëron mbi 400 milionë abonentë në të gjithë botën.

Top Channel