Kur një shkrimtar konstaton se kuptimi i një fjale në fjalor është më pak i ndjeshëm, menjëherë hidhet në veprim.
Ali Segel nga Los Angeles, ka bashkuar së fundmi revistat me temën që frymëzojnë femrat, të cilat po e ndihmojnë në kuptimin e fjalës “feminizëm”.
Si të gjitha kuptimet, seksioni i faqes që merret me fjalorin, Merriam-Webster, që i dedikohet fjalës, përfshin disa shembuj në fjali, për të treguar përdorimin më të mirë të fjalës “feminilitet”, dhe një prej tyre është “Ajo mund të bëhet një drejtuese pa sakrifikuar feminilitetin e saj”.
Kjo e tmerroi Alin, kështu që ajo e postoi menjëherë zemërimin e saj për fjalorin në Twitter. “E mendoni dot: “Ai mund të bëhet lider, pa sakrifikuar maskilizmin e tij”.
Për të kjo është një përcaktim ofendues. Ndaj postimit të Ali reaguan një sërë përdoruesisht të tjerë, duke etiketuar faqen në Twitter të Merriam- Webster. Për këtë kompania reagoi duke iu përgjigjur Alit: “Keni të drejtë. Ne po punojmë për ta hequr tani”.
Ali thotë se ky është një rast seksizmi që prevalon ende në shoqëri. “Ne thjesht jemi mësuar ta pranojmë këtë. Nëse shihni përcaktimin e feminizmit në Google, ai thotë: Ajo tregon feminilitetin e saj duke bërë make up dhe duke veshur taka”. Idea e një vajze të vogël që sheh këtë fjalë në fjalor dhe që ka një përcaktim seksizmi më zemëroi vërtetë”, thotë Ali.
Top Channel