Dialogu me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” si njerëz të mbledhur me zor
Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar në lidhje me disa veprime dhe akte që, sipas saj, po cënojnë rëndë fushatën elektorale për kreun e Bashkisë Kolonjë.
“Po konstatojmë në Kolonjë investime elektorale të “Rilindjes”, me të cilat jo vetëm që nuk pajtohemi, por i konsiderojmë forma të pamoralshme për të marrë vota. Investimet po bëhen në disa zona të Kolonjës ku banorët jetojnë nën minimumin jetik dhe ku varfëria është ulur këmbëkryq”, tha zëdhënësja e PAA-së, Deni Turhani.
“Punonjës të administratës publike, kryesisht në Ersekë e Leskovik, ndihen të kërcënuar pasi PS-ja po imponon monitorimin e votës duke urdhëruar që të votojnë me shenja të veçanta në fletët e votimit. I bëjmë thirrje KQZ-së që në këto kushte të shikojë mundësinë e nxjerrjes së një udhëzimi të veçantë, ku të bëjë me dije se çdo fletë votimi me shenja të veçanta të konsiderohet e pavlefshme. Të ndalet raprezalja ndaj votuesve dhe punonjësve të administratës publike”, shtoi zëdhënësja e PAA-së.
Top Channel